play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

Realizohet ndërhyrja e parë në botë e foshnjës 8-mujashe brenda barkut të nënës

today05/05/2023

Background
share close

Kryhet ndërhyrja e parë në botë në trurin e një foshnje 8-muajshe në barkun e nënës. Ekipi prej 10 mjekësh kanë bërë të mundur ndërhyrjen e vështirë të një foshnje me një çrregullim gjenetik vdekjeprurës, teksa ndodhej në barkun e nënës.

Operacioni zgjati 20 minuta, dhe u realizua në muajin mars, por u dokumentua në një rast studimi të botuar dy ditë më parë në revistën Stroke të Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Vogëlushja Denver Coleman, tashmë dy muajshe, nga Baton Rogue, Luiziana, nuk ka shfaqur asnjë shenjë sëmundje, raporton Daily Mail.

Nëna e saj, Kenyatta Coleman, 36 vjeç, ishte vetëm disa javë nga lindja e fëmijës së saj të katërt, kur iu tha se fetusi i palindur vuante nga  vena e keqformimit të Galenit. Gjendja ndodh kur ena e gjakut që çon gjakun nga truri në zemër nuk zhvillohet siç duhet, duke shkaktuar një sasi të madhe stresi në trup.

Nëse operacioni nuk do të ishte realizua dhe foshnja do të lindte me këtë çrregullim, mundësitë për të jetuar do të ishin të pakta.

Kjo qasje ka potencialin të shënojë një ndryshim paradigme në menaxhimin e venës së keqformimit Galen. Ne riparuam keqformimin para lindjes dhe e larguam dështimin e zemrës para se të ndodhte, në vend që të përpiqeshim ta kthejmë atë pas lindjes.

Kjo mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e dëmtimit afatgjatë të trurit, paaftësisë ose vdekjes në mesin e këtyre foshnjave“, tha Dr Darren Orbach, një kirurg në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *