Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidenti kroat Zoran Milanoviç nuk arriti të siguronte votat e duhura për të fituar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të dielën. Milanoviç do të përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me kandidatin e partisë konservatore në pushtet, Dragan Primoraç.
Raundi i dytë do të mbahet pas dy javësh. Sipas rezultateve zyrtare, me pothuajse të gjitha votat e numëruara Milanoviç fitoi 49% ndërsa kundërshtari i tij politik Dragan Primoraç fitoi 19%.
Sondazhet e opinionit kishin parashikuar se të dy do të përballeshin në raundin e dytë më 12 janar pasi asnjë nga tetë kandidatët nuk pritej të merrte më shumë se 50% të votave.
Millanoviç është një politikan kritik ndaj qasjes së Bashkimit Europian dhe NATO-s në Ukrainë. Ai është kundër ndihmës ndaj Kievit, duke argumentuar se lufta e Ukrainës nuk i përket vendit të tij.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)