Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today28/09/2022
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në një deklaratë për mediat ka prezantuar paketën e re e cila do u vijë në ndihmë qytetarëve në këtë kohë krize.
Rama bëri me dije se oficerët se Policia e Shtetit në të gjitha nivelet do të ketë një rritje të pagës nga 7% deri në 15%. Gjjithashtu, kryeministri shtoi se një rritje të pagës do kenë dhe zjarrfikësit, policët e burgjeve dhe të gjithë punonjësit në administratën publike.
Sigurisht nga kjo paketë ndihmëse do të përfitojnë pensionistët, personat me aftësi të kufizuar si dhe familjet me ndihmë ekonomike, ku më tej kryeministri theksoi se gratë kryefamiljare të cilat kanë dy fëmijë do të kenë një dyfishim të ndihmës që ato marrin.
“Ne sot kemi marrë vendimin që Policia e Shtetit në të jgithë nivelet të kenë një shtesë page, Shtesa më e lartë është për nivelin bazë, shtesa është për nivelin e mesëm respektivisht 15 dhe 7 %. Gjithashtu e njëjta gjë vlen edhe për gardën e republikës, kemi një shtesë page, e njëjta gjë vlen edhe për policinë e burgjeve, edhe për zjarrfikësat, e njëjta gjë vlen edhe për administratën publike dhe jo vetëm për nënpunësit por për të jgithë punonjësit.
Të gjitha këto vendime hynë në fuqi menjëherë pra paga e ardshhme ë do të marrin ëkto kategori do të jetë paga e rritur sipas përcaktimeve të bëra sipas vendimeve përkatëse dhe përqindjeve në bazë të kateogrisë. Por ajo që vlen të theksohet është she principi mbetet po ai i ditës së parë kush ka më pak mbështetet më shumë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me pensionet dhe kjo gjë do të materilozohet te pensionet që do të merren të radhës.
E njëjta gjë do të ndodhë me të gjitha familjet me ndihmë ekonomike të cilët kanë një rritje me 10% , ku gratë kryefamiljare me dy fëmijë kanë dyfishim të ndihmës ekonomike e cila pason gratë me tre fëmijë të cilave ja u kemi dyfishuar ndihmën ekonomike.
Po ashtu për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjecc që janë në kategorinë en dihmës ekonomike bëhet dyfishim i ndihmës në mënyrë që pesha më e madhe që ata mbajnë të lehtësohet më shumë. Gjithashtu edhe indeksimi ëpr të gjithë personat me aftësi të kufiziuar të cilët trajtohen nga ndihma shtetërore.
Kjo është e gjitha një pakete e plotë në këtë faë në përgjigje të domosdoshmërisë për ti mbrojtur sa më shumë njerëzit tanë nga inflacion i luftës”, tha kryeministri.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)