Kryeministri Edi Rama, tha se shumë shpejt paga minimale në Shqipëri do të bëhet 40 mijë lekë.
“Kur them shumë shpejt, do të thotë brenda disa javësh dhe do të fillojë të aplikohet shumë shpejt. Nuk duam që të ketë një pagë nën 40 mijë lekë në Shqipëri, qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat”, tha Rama në një takim me studentët përfitues të programit të ri të bursave të studimit. “Brenda dy viteve duam që të shkojë në 45 mijë lekë”.
Rama u tha studentëve se e kupton që një pjesë e tyre largohen jashtë Shqipërisë pas përfundimit të studimeve, gjë që e ka bërë edhe vetë kur ishte i ri. “Të njëjtin problem e kanë sot edhe shtete shumë më të zhvilluara, si Italia”, shtoi kryeministri.
Post comments (0)