Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish faktin që Albin Kurti nuk epriti dje në Prishtinë. Rama tha se nuk shkoi për t’u martuar në Prishtinë me Kurtin, madje se nuk ndihet as i fyer si një dhëndër që nusja nuk doli në takim
“Unë nuk shkova në Prishtine për tu martuar me albinin dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër që nusja nuk doli doli në takim. Shkova në Prishtinë si këtu, e pastaj në Beograd. Në mënyrën më absolute skam asnjë problem personal e aq më pak problem ins me krye Kosovës. Kam qëndrime të kundërta me një situatë të caktuar. Kaq. Natyrisht këtë situatë e përjetojmë dhe duam ta trajtojmë në mënyra të ndryshme. Albini e përjeton si një situatë që do ta trajtojë pa u takuar dhe biseduar. S’jam për të bërë interpretime të natyrës psikologjike, nacional historike. Pavarësisht se cili është qëndrimi i BE, vendeve të tjera, në takimin e Tiranës, kryeministri i Kosovë s’do jetë i ftuar, dëshiroj të jemi të 6 aty bashkë, përtej faktit që mund të mos jetë i ftuar apo s’duan ta ftojnë në vende të tjera. Në tiranë ai është në shtëpinë e vet, madje mund të futet edhe në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë”, tha Rama.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)