play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Rama nga Berlini: Samiti i radhës në Tiranë, hera e parë që spostohet në Rajon

today07/03/2023

Background
share close

Pas përfundimit të takimit mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Berlin, dy liderët kanë dalë në një konferencë për mediat.

Në fjalën e tij Rama falënderoi Scholz për angazhimin e tij personal dhe të qeverisë federale për  të mbështetur vijimësisht Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Rama po ashtu bëri me dije se për herë të parë, samiti i Berlinit do të mbahen në Tiranë më 16 tetor, duke qenë kështu hera e parë që spostohet në Rajon.

“Dua ta falënderoj nga zemra kancelarin për mikëpritjen dhe për angazhimin etij personal si edhe për vullnetin e shprehur qartë së qeverisë federale për ta mbështetur vijimësisht Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në këtë periudhë kaq të rëndësishme për ne dhe vetë Europën.

Jemi mirënjohës, jo vetëm unë por besoj të gjithë liderët e Rojanit. Këtë herë samiti spostohet në Rajon për herë të parë dhe jam i lumtur që Tirana është zgjedhur si vendi këtij samiti.

Ky samit do të vazhdojë në thellimin e këtij procesi, dhe patjetër objektivat pët t’u arritur më tutje si dhe do të fuqizojë bashkëpunim në rajon edhe më shumë”, tha ndër të tjera Rama.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *