play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

Rama në Pediatrinë e Elbasanit, batuta me mjekët: Erdhi qershori, ju rrisim rrogën

today23/05/2022

Background
share close

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e sotme inspektuan ambientet e reja të Pediadrisë në Elbasan.

Rama gjatë takimit me stafin mjekësor i bëri me dije se nga qershori do të fillojë rritja e rrogës për të gjithë mjekët dhe infermierët.

Edi Rama: Si jeni?

Stafi: Mirë.

Edi Rama: Erdhi qershori tani , do t’ju rrisim rrogën.

Deklarata e kryeministrit u shoqërua me të qeshura nga stafi mjekësor, ndërsa ministrja Manastirliu bëri me dije se rroga do të rritet me 6% duke filluar nga 1 korriku. Ajo u shpreh se rritja do të vazhdojë për çdo vit, ashtu siç është premtuar.

“Pas një seri investimesh në spitalin e Elbasanit, investimi më i ri tashmë i përfunduar është Spitali Pediatrik, një angazhim i përmbushur që i siguron shërbime cilësore më shumë se 20 mijë fëmijëve që marrin shërbim çdo vit në këtë spital. Se si kanë qenë kushtet e Spitalit Pediatrik, atë e dinë fare mirë të gjithë mjekët dhe infermierët e këtij spitali, por për të thënë të vërtetën, tashmë korpusi i spitalit të Elbasanit është një korpus i mirëinvestuar nga pikëpamja e infrastrukturës spitalore, por edhe nga pikëpamja e teknologjisë, imazherisë dhe laboratorit që tashmë janë përfshirë në gjithë programin e zhvillimit spitalor”, u shpreh Manastirliu.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *