Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today25/04/2023
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga Shërbimi i Kardiologjisë në Spitalin Qendror të QSUT. Kreu i qeverisë është shprehur se spitali i ri ofron kushte dhe standarte optimale dhe me aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë.
“MIRËMËNGJES dhe me Shërbimin e Kardiologjisë, me aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë, me kushte e standarde optimale, i cili ka nisur funksionimin në spitalin e ri ultramodern të sëmundjeve të brendshme në QSUT, mes befasisë së pacientëve dhe entuziazmit të ekipeve mjekësore, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.
Ndërkaq, stafi mjekësor ka theksuar se ndihen të kënaqur me faktin se kushtet kanë ndryshuar dhe se ëndrra e tyre u bë realitet.
“Ky spital ofron shumë lehtësi, komoditet. Kemi mundësinë e 3 sallave të reja. Ky është një hap i rëndësishëm që e pozicion këtë qendër ndër më të avancuara. Jemi shumë të kënaqur që në fund ëndrra jonë u bë realitet. Është fjala e fundit e shkencës.
Me këto standarde pacientët përfitojnë shërbim më të mirë mjekësor nga e gjithë Shqipëria. Kemi ardhur në mjediset e reja të shërbimit reanimacion kardiologji. Secili pacient monitorohet në mënyrë unike. Kushtet kanë ndryshuar. Ky spital krijon kushte optimale për punën tonë si mjek.
Unë besoj se është ëndërr e realizuar. Ka ndryshim thelbësor me pavionin që kemi qenë, jemi si nata me ditën.”, thanë disa nga anëtarët e stafi
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)