Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri Edi Rama ka mohuar një krisje të marrëdhënieve me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim, pas njoftimit nga ministria e Jashtme se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e saj. Në një deklaratë për mediat kreu i selisë rozë tha se nuk ka krisje të marrëdhënieve me ambasadoren dhe nuk është thyer asnjë etikë diplomatike për procedurat e e zëvendësimit.
“Nuk është thyer asnjë etikë dhe procesi për zëvendësim ka nisur, siç është thënë edhe nga ministria e Jashtme. Nuk e kemi nisur ne procesin e ka nisur DASH. Amerikën e kemi të veçantë dhe nuk komentojmë për të gjithë ambasadorët.
I pyetur nëse ka krisje të marrëdhënies mes tyre ai tha: Jo, ngjitja mes meje e ambasadores është më e fortë se kurrë, ne kemi pasur dhe një takim të gjatë miqësor. Nuk ka asnjë problem”, u shpreh ai.
Më herët ambasadorja amerikane Yuri Kim është drejt mbarimit të mandatit, por ka konfirmuar se do të qëndrojë edhe pak më gjatë në Shqipëri.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)