play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Rama mbron Albin Kurtin: Askush të mos e akuzojë për tradhti

today28/02/2023

Background
share close

Rama merr në mbrojtje Albin Kurtin: Askush të mos e akuzojë

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas takimit të djeshëm mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel, ku u dakordësuan për planin evropian. Ky zhvillim është konsideruar historik nga ana e Ramës, teksa shton se është rruga e duhur drejt së ardhmes.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se Kurti ka bërë gjënë e duhur duke e pranuar planin dhe u ka bërë thirrje që askush mos ta akuzojë për tradhti.

“Paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen që u detyrohemi fëmijëve tanë në këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit. E mirëpres pëlqimin e dy palëve për Marrëveshjen për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe unë inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë. Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet një besimtare dhe një model roli. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën.

Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë”, shkruan Rama.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *