Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today10/01/2024
Kreu i qeverisë Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes dy ditore në Shëngjin ka zhvilluar një deklaratë për mediat. Rama u ndal te prioritetet për vitin 2024 dhe riorganizimit të partisë Socialiste.
Ai tha se për Porto Romano është ndryshuar strategji dhe se tashmë do të kalohet me financim të brendshëm.
Kjo sipas Ramës, për të mos u varur nga kohët e tejzgjatura dhe ngarkesat e tjera që burojnë nga financimet e huaja.
“Në diskutimin për veprat e infrastrukturës rrugore, portuale, kemi një pamje shumë të qartë të ecurisë së punës me korridorin blu. Do hapim brenda vitit për qarkullim aksin Thumanë-Kashar, ku thuajse 17% e punimeve janë duke u realizuar. Do procedojmë para sezonit me nënshkrimin e kontratave për Kashar-Rrogozhinë, Rrogozhinë -Lekaj. Po punohet për fazën e parë të segmentit Milot-Muriqan. Nga ana tjetër kemi adresuar nevojë për financim të bypassit të madh te Elbasanit.
Kemi diskutuar financimin e katër km që duhen për të lidhur dhe 10 stacione nga Kashari në qendër të Tiranës. Jemi në proces dhe besoj se në fillim të vjeshtës do lidhim kontratën për punën për Vorë-Hani i Hotit. Kemi fituar nga fondet europiane financimin për Durrës-Rrogozhinë. Ndërkohë kemi aplikuar për të shkuar më poshtë, Rrogozhinë-Pogradec.
Kemi komunikuar dhe me Kosovën për ecurinë e projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Do kalohet nga Shkodra në Gjakovë dhe Prishtinë. Kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar dhe nga pala e Kosovës.
Po ashtu kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për portin e Durrësit, Porto Romano, për të cilin do bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit, është projekt strategjik dhe ka një urgjencë strategjike sepse kemi përfshirë dhe NATO. Do kalojmë me financim të brendshëm që mos varemi nga kohët e tejzgjatura dhe ngarkesat e tjera që burojnë nga financimet e huaja”, tha Rama në nisje të komunikimit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)