play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Rama i prerë: Jemi në luftë, askush të mos mendojë se do të jetojë si më parë

today09/06/2022

Background
share close

Çmimi i karburanteve është bërë i papërballueshëm për qytetarët dhe kjo po ndodh sepse jemi në luftë sipas kryeministrit Rama.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama tha se në kushtet që jemi, të luftës, askush nuk mund të pretendojë që të vijojë jetën si ka qenë më parë.

Kryeministri tha se dihet se përse Shqipëria ka çmimet më të larta të karburajteve në rajon, duke iu referuar numrit të madh të taksave dhe tarifave që vilen nga karburantet, megjithatë qeveria sipas tij subvencionon çmimin për një mori sektorësh, siç janë për shembull peshkimi dhe bujqësia duke ulur barrën e krizës tek ata.

Rama përmendi edhe qytetarët që sipas tij shkojnë me fuoristrada dhe vetura në punë, të cilët sipas tij nuk janë në fokusin e qeverisë, pasi kjo e fundit mendon për ata që shkojnë në punë me autobusë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *