Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/05/2022
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme për ecurinë e punës së Njësisë Speciale Antiinformalitet.
Rama njoftoi se pas rastit të publikimit të pagave, qeveria mendon që të pyesë shqiptarët nëse është mirë që një herë në vit pagat të bëhen publike. Sipas tij, në vendet që e aplikojnë këtë, ka efekt vetërregullues.
“Ndërkohë që unë dua të them vetëm dy gjëra. Së pari ne duke parë këtë eksperiencë e cila erdhi si rezultat i një ngjarje aspak të dëshiruar dhe aspak të mirëseardhur, dalja e pagave në publik, mendojmë që është e udhës që në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar ne t’i pyesim shqiptarët a mos është vallë më mirë që një herë në vit të gjitha pagat të bëhen publike? Sepse kjo eksperiencë na tregon që vendet që e bëjnë këtë punë, disa vende që e bëjnë, dhe që thonë që kjo ka efektin më të madh vetërregullues brenda për brenda sistemit për shkak se krijon përmes transparencës presionin pozitiv të nevojshëm mbi të gjithë komunitetin e biznesit, ne mendojmë që kjo është shumë e vërtetë se e shohim që impakti i kësaj ngjarje dhe i gjithë punës së bërë pas kësaj ngjarje, jo vetëm i punës së bërë nga ana jonë, por edhe i pranueshmërisë së lartë që gjeti komunikimi ynë me biznesin, të cilit i kërkuam përmes letrave që të rishikonin dhe korrektonin pagat, rezultoi shumë i suksesshëm në këtë fazë. Ideja që pagat mund të bëhen publike çdo vit, një herë në vit, është një ide që natyrisht nuk mendoj se ne duhet ta aplikojmë me të thënë e me të bërë, por të cilën ia vlen të konsultohet opinioni publik”, tha Rama.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)