play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Rama: Deklarata e BE-së krijoi zhbalancim në momente dramatike në Kosovë kur situata mund të përkeqësohej

today28/09/2023

Background
share close

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot, gjatë një konference për shtyp faktin se për herë të parë në të paktën 10 vitet e fundit Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të politikës së jashtme të BE-së, lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës.

Rama tha se ky fakt ka shkaktuar për një pështjellim të kuptueshëm kur i është përcjellë Brukselit si një qëndrim i Shqipërisë.

“Jemi përpjekur qysh pardje paradite përpara moslinjëzimit, që deklarata të reflektonte edhe zhvillimet dramatike të ditëve të fundit. Konkretisht vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit të Kosovës, si dhe shpalljen e zisë kombëtare në Beograd për të vrarët në operacionin e forcave të sigurisë së Republikës së Kosovës”, tha Rama.

Sipas tij “miqtë në Bruksel na kanë shpjeguar se nuk ishte e mundur diçka e tillë pasi deklarata që edhe u publikua dje ishte në fakt konfirmim nga blloku i vendeve anëtare të BE-së, i qëndrimit publik të datës 20 shtator nga shefi i diplomacisë së BE-së Borrel, pas takimit të dështuar të 14 shtatorit mes dy liderëve të Kosovës e Serbisë në Bruksel.

“Ne i jemi përgjigjur se nuk kemi asnjë rezervë për deklaratën në vetvete lidhur me kritikat dhe kërkesat e BE-së ndaj Kosovës të cilat sipas nesh qëndrojnë plotësisht dhe Kosova duhet t’i reflektojë në pozicionin e saj në dialogun e normalizimit”, tha Rama.

Por, Kryeministri tha se “njëkohësisht kemi theksuar domosdoshmërinë sipas nesh që publikimi i kësaj deklarate duhet të bëhej njëkohësisht, apo të paktën të pasohej pa humbur kohë nga një deklaratë e dytë mbi zhvillimet e patolerueshme që sapo përmenda”.

“Na u tha se kjo nuk është e mundur momentalisht dhe se deklarata kritike ndaj Kosovës e kishte marrë tanimë mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare sipas procedurës së tyre dhe Shqipërisë i kërkohej linjëzimi me të si gjithmonë në 19 vitet e fundit. Përgjigjja jonë ishte negative dhe ky qëndrim i yni nuk është pritur mirë nga Brukseli”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “jemi të keqardhur për këtë por qëndrimi ynë nuk ndryshon”.

“Kjo nuk ka të bëjë aspak me përmbajtjen e deklaratës së publikuar dje, me të cilën jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim për veprimet dhe mosveprimet e Serbisë, por ky qëndrim ka të bëjë me zhbalancimin total që deklarata e djeshme krijon në këto momente kaq dramatike kur situata mund të përkeqësohet nga ora në orë, dita në ditë apo java në javë”, theksoi ai.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *