Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today31/10/2023
“Pleshti” Lionel Messi vazhdoi të shkruante historinë, mbrëmjen e së hënës që sapo lamë pas, teksa arriti të fitonte për të 8 herë në karrierën e tij, trofeun e “Topit të Artë”, duke e çuar në 3 diferencën me ndjekësin më të afër, Cristiano Ronaldo, i cili e ka fituar 5 herë këtë trofe.
Pikërisht për këtë “rivalitet” ka folur edhe vetë “pleshti”, i cli gjatë konferencës për shtyp të dhënë në Paris është shprehur se së bashku me Ronaldo-n e kishin të lehtë të arrinin majat, por shton se ka qenë shumë e vështirë për ta që të qëndrojnë aty.
“Ka qenë gjithmonë një “betejë” e mirë sportive me Ronaldon. E kemi ushqyer njëri-tjetrin sepse jemi të dy shumë konkurrues. Edhe ai ka qenë gjithmonë konkurrues, donte të fitonte gjithçka. Ishte një moment shumë i bukur për ne dhe për njerëzit që e duan futbollin.
Ajo që bëmë për kaq shumë kohë ka shumë merita, pasi është e lehtë të arrish majën, por është e vështirë të qëndrosh aty. Ne qëndruam në krye për 10-15 vjet dhe ishte shumë e vështirë, por spektakolare dhe një kujtim i mrekullueshëm për të gjithë ata që e duan futbollin”,- tha Messi.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)