play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Pushime në det apo në mal, ja çfarë tregon për personalitetin tuaj..

today25/08/2023

Background
share close

Coast vs Mountains: Where should you choose for your annual getaway? -  Country Life

Gjatë muajve të verës, ka dy lloje njerëzish, ata që mezi presin të shtrihen në plazh dhe të jenë afër detit, dhe ata që preferojnë të kërkojnë qetësi në mal. Në varësi të këtyre dy destinacioneve, vendi ku ju pëlqen të shkoni tregon shumë për personalitetin tuaj. Zbuloni më poshtë se çfarë tregon për ju vendi ku doni të kaloni pushimet…

 

Ata që pëlqejnë detin

Njerëzit që preferojnë plazhin priren të kenë një grup të madh miqsh. U pëlqen të jenë në kontakt me njerëz të ndryshëm, u pëlqejnë bisedat dhe njohjet e reja në çdo hap. Rezulton se edhe adhuruesit e detit dhe adhuruesit e plazhit e pëlqejnë shumë muzikën. Ndoshta luajnë në ndonjë instrument apo kanë dëshirë ta mësojnë. Dashamirësit e detit jetojnë sipas parimit “kape momentin”. Ata e kuptojnë se jeta është e çmuar, ndaj duan të përfitojnë nga çdo moment. Të shijosh të tashmen do të thotë për ta më shumë sesa të planifikosh për të ardhmen.

Ata që pëlqejnë malin

Për ata që preferojnë vendet malore thuhet se janë pak më introvertë. Ata preferojnë një grup të vogël njerëzish dhe nuk janë më të mirët në evente të mëdha shoqërore. Ata pëlqejnë të jenë vetëm. Ata janë krijues. Shkrimi, piktura, këndimi, fotografia… Të gjitha këto mund të jenë hobi të dikujt që preferon më shumë maalin se sa detin. Bisedat sipërfaqësore i çmendin. Njerëz të tillë preferojnë biseda më të thella, përmes të cilave zbulojnë pjesë të reja të vetes, zgjerojnë horizontet e tyre dhe fitojnë një këndvështrim të ri.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *