Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shqipëria renditet mes vendeve që nuk kanë bërë progres të mjaftueshëm në arritjen e qëllimeve për një zhvillim të qëndrueshëm, që parashikon zhvillimin shoqëror, ushqyerjen, shëndetësinë, arsimin, barazinë gjinore, por edhe ndryshimet e klimës, tranzicionin drejt energjisë së gjelbër dhe rritjen ekonomike.
Në raportin e publikuar të enjten nga OKB, vendi ynë renditet i 61-ti në një listë me 163 shtete.
Një sfidë madhore për Shqipërinë mbetet krijimi i vendeve të punës dhe rritja ekonomike, fusha ku progresi, sipas raportit, ka qenë i moderuar.
Gjithashtu, një tjetër problem i theksuar është ai i uljes së ndotjes së ambientit, jo vetëm në tokë por edhe në det. Lidhur me këtë, dokumenti zyrtar thotë se përpjekjet kanë mbetur në vend numëro.
Vlerësim i njëjtë jepet edhe për luftimin e urisë, ndërkohë që për fusha të tjera si shëndetësia dhe mirëqenia, inovacioni industrial dhe infrastruktura, si dhe barazia gjinore, progresi ka qenë modest.
Lëvizje në drejtimin e duhur duket se po bëhen në fushat e uljes së varfërisë, përballimit të energjisë dhe kalimit drejt asaj të gjelbër, veprimet për klimën, pastërtia e ujit të pijshëm dhe konsumi me riprodhimin.
Drejtësia dhe forcimi i institucioneve vazhdojnë të mbeten gangrenë, me përpjekjet e shtetit që nuk kanë avancuar për ndryshimin e situatës. Një vlerësim analog jepet edhe për cilësinë e arsimit, uljen e pabarazisë dhe jetesën në komunitet.
Sipas raportit, krizat financiare, pandemia, krizat gjeopolitike dhe luftërat kanë penguar arritjen e qëllimeve. Në vend të parë në klasifikimin e OKB-së për indeksin e arritjes së zhvillimit të qëndrueshëm, të parat renditen vendet nordike Finlanda, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia.
Ndërsa mes vendeve të rajonit, pozitat më të mira i ka Serbia që renditet e 35-ta.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)