Disa fotot bardhezi, të cilat janë shkrepur në Clarence House rreth vitit 1950 dhe tregojnë Mbretin Charles III të Britanisë së Madhe në moshën dyvjeçare teksa luan në një kopsht, janë bërë së fundmi publike.
Charles shihet duke luajtur me një sërë lodrash, duke përfshirë atë që duket të jetë një elefant ose një kalë mbi rrota.
Seti i fotografive, i cili fillimisht i përkiste fizioterapistes së të ndjerës Mbretëreshës Elizabeth, Margaret Saul, është rishfaqur pasi ishte zhdukur për 25 vjet.
Koleksioni i fotove u gjet në një skip mbeturinash ndërtimi, ndërsa pritet që të dalin për t’u shitur në ankand.
Disa prej fotografive tregojnë edhe vëllain më të vogël të Charles, Princin Andrew, si një i porsalindur që mbahet në krah nga mamia që asistoi mbretëreshën gjatë lindjes së tij, motra Helen Rowe.
Fotot janë tani në posedim të Willingham Auctions dhe çekiçi do të trokasë së shpejti për to.
Post comments (0)