play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Publikohen shifrat zyrtare, 300 mijë shqiptarë në Zvicër!

today12/01/2024

Background
share close

Zvicra aktualisht numëron 9 milionë banorë, prej të cilëve 2 milionë e 200 mijë apo 26% janë të huaj, ne mesin e tyre edhe 3% shqiptarë.

Gazetari Nefail Maliqi raporton nga Berna se politikat diskriminuese dhe antishqiptare e regjimit të Beogradit para vitit 1999 dhe invasioni serb gjatë këtij viti në Kosovë dëboi mijëra shqiptarë, kështu duke rritur dukshëm numrin e refugjateve në Zvicër dhe ne vendet tjera evropiane.

Në ato vite, Zvicra kishte 150 mijë shqiptarë, ku një pjesë e madhe e tyre ishin të përndjekur nga regjimi serbe. Ndërsa sot autoritetet zvicerane flasin për një dyfishim të numrit të tyre.

Christoph Freymond nga Zyra Federale e Statistikave në Bernë, ka deklaruar se “numri i shqiptareve në Zvicër është shtuar dukshëm, më së shumti se komunitet e tjera. Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane”.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave mbi 90 mijë shqiptare posedojnë pasaporta zvicerane.

Kështu, sipas z.Freymond nga Zyra Federale e Statistikave, sot në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 300.000 shqiptarë, qe këtu njihen si albabanofon, që flasin gjuhen shqipe, ku pjesa dërmuese janë nga Kosova.

Këtu bëhet falë për 200 mijë, kurse nga Maqedonia e Veriut rreth 70 mije, nga Lugina e Preshevës 20 mijë, nga Shqiperia 3.500  dhe të tjerët janë nga Mali i Zi dhe viset tjera ish-jugosllave.

Sipas Bernës zyrtare, shqiptarët sot në Zvicër përbejnë komunitetin më të madh dhe më të rëndësishëm në këtë vend, të cilet janë shembull suksesi dhe integrimi. Këtë e thonë, pos mediave edhe personalitetet helvetike.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *