Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Anëtarët e kastit të “Friends” nuk morën një ftesë për ceremoninë e 75-të të çmimeve Emmy, ku një moment iu kushtua nderimit të figurës së Matthew Perry-t.
“Është ende shumë e freskët [vdekja] për ta,” tha producentja ekzekutive e Emmy Awards, Jeannae Rouzan-Clay për Hollywood Reporter.
Producenti tjetër ekzekutiv Jesse Collins tha gjithashtu se ndonëse ata “diskutuan” për të ftuar kastin e sitcom-it të viteve ’90 – Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer – vendosën që të mos i ftonin.
“Unë mund ta imagjinoj, nga ana e tyre, që po vajtojnë për dikë që ishte shumë i afërt,” shpjegoi Collins. “Nuk mund të flas për ta, por të gjithë duhet të respektojmë faktin që ata ishin një familje. Ndoshta ishte shumë shpejt.”
Pjesa in memoiriam e shfaqjes së çmimeve u bëri homazhe shumë yjeve të ndjerë, ndërsa muzikanti Charlie Puth këndoi “See You Again” përpara se të kalonte në këngën e “Friends”, “I’ll Be There For You”.
Perry – i cili luajti Chandler Bing në “Friends” – vdiq më 28 tetor 2023, pasi u gjet pa shenja jete në shtëpisë së tij në Los Angeles. Ai ishte 54 vjeç.
Më vonë u zbulua se Perry vdiq nga efektet akute të ketaminës. Sipas raportit të autopsisë, ai vdiq gjithashtu nga mbytja, sëmundja e arterieve koronare, buprenorfina, një opioid, si dhe efekte të tjera.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)