play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Pse yjet e ‘Friends’ nuk u ftuan në Emmy Awards, ku u nderua Matthew Perry

today17/01/2024

Background
share close

Anëtarët e kastit të “Friends” nuk morën një ftesë për ceremoninë e 75-të të çmimeve Emmy, ku një moment iu kushtua nderimit të figurës së Matthew Perry-t.

“Është ende shumë e freskët [vdekja] për ta,” tha producentja ekzekutive e Emmy Awards, Jeannae Rouzan-Clay për Hollywood Reporter.

Producenti tjetër ekzekutiv Jesse Collins tha gjithashtu se ndonëse ata “diskutuan” për të ftuar kastin e sitcom-it të viteve ’90 – Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer – vendosën që të mos i ftonin.

“Unë mund ta imagjinoj, nga ana e tyre, që po vajtojnë për dikë që ishte shumë i afërt,” shpjegoi Collins. “Nuk mund të flas për ta, por të gjithë duhet të respektojmë faktin që ata ishin një familje. Ndoshta ishte shumë shpejt.”

Pse yjet e ‘Friends’ nuk u ftuan në Emmy Awards, ku u nderua

Pjesa in memoiriam e shfaqjes së çmimeve u bëri homazhe shumë yjeve të ndjerë, ndërsa muzikanti Charlie Puth këndoi “See You Again” përpara se të kalonte në këngën e “Friends”, “I’ll Be There For You”.

Perry – i cili luajti Chandler Bing në “Friends” – vdiq më 28 tetor 2023, pasi u gjet pa shenja jete në shtëpisë së tij në Los Angeles. Ai ishte 54 vjeç.

Më vonë u zbulua se Perry vdiq nga efektet akute të ketaminës. Sipas raportit të autopsisë, ai vdiq gjithashtu nga mbytja, sëmundja e arterieve koronare, buprenorfina, një opioid, si dhe efekte të tjera.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *