Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today09/08/2022
Sa herë e keni kapur veten duke kruar kokën ndërsa mendoni dhe përpiqeni të merrni një vendim? Shkenca ka një shpjegim përse e bëjmë këtë. Psikologët të shumtë nga e gjithë bota janë marrë me këtë temë dhe rezultatet e hulumtimit janë më se serioze.
Edhe pse shumë do të mendonin se bëhet fjalë për një refleks, psikologët thonë se truri ynë e interpreton këtë situatë si stresuese. “Çdo formë e prekjes së pavetëdijshmë është një përpjekje për të ngushëlluar veten”, shpjegojnë ata.
Veprimet automatike si kruarja e kokës ose masazhimi i qafës janë një pasqyrim i jashtëm i gjendjes sonë të brendshme. Një nga teoritë e theksuara nga psikologët është se këto lëvizje në të vërtetë mund të shprehin zhgënjim.
Ata besojnë se shumica e gjesteve të pavetëdijshme, të cilat përfshijnë prekjen e vetvetes, nuk janë gjë tjetër veçse një dëshirë për të ngushëlluar veten në momente stresi ose pasigurie. Nga ana tjetër, ekziston një përkufizim tjetër që është disi më pak i përhapur.
Bëhet fjalë për mënyrën se si një person mëson. Ekzistojnë tre lloje të të mësuarit: shikimi, dëgjimi dhe prekja. Për ata që mësojnë duke parë, ka të ngjarë të shikojnë lart nga qielli në momente reflektimi dhe ata që mësojnë duke dëgjuar do të prekin veshin e tyre.
Neuropsikologët pohojnë se ata që kanë zakon të kruanin kokën mësojnë më së miri përmes prekjes ose lëvizjes.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)