play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Protesta në Tiranë, jehonë në mediat ndërkombëtare/ “Washington Post”: Mijëra shqiptarë i bashkohen opozitës

today08/07/2022

Background
share close

Pasditen e djeshme mijëra qytetarë mbushën rrugët e Tiranës, në një protestë të thirrur nga Partia Demokratike dhe një grup i Shoqërisë Civile.

Qytetarët zhvilluan një protestë paqësore prej më shumë se 2 orësh, ku i kërkuan qeverisë Rama të japë dorëheqjen për shkak të rritjes së çmimeve, krizës ekonomike dhe skandaleve të korrupsionit.

Por, ndërkohë protestës i kanë bërë jehonë edhe mediat ndërkombëtare.

“Washington Post”, një nga gazetat më prestigjioze në SHBA, shkruan se mijëra njerëz iu bashkuan opozitës në shesh.

“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare kanë mbajtur një protestë paqësore në kryeqytetin Tiranë, duke i kërkuar qeverisë së qendrës së majtë të japë dorëheqjen, për shkak të krizës së kostove të jetesës dhe korrupsionit të dyshuar”.

“Shqipëria ka njohur një rritje të çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe karburanteve të lidhura me luftën në Ukrainë dhe ndikimin afatgjatë të pandemisë së koronavirusit.

Protesta u organizua nga partia kryesore opozitare e qendrës së djathtë, Partia Demokratike, dhe u udhëhoq nga kreu i saj, Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër 77-vjeçar.

Berisha është zotuar të rikthejë partinë në pushtet pasi humbi në tri zgjedhjet e fundit parlamentare dhe akuzon qeverinë aktuale për korrupsion,” shkruan gazeta.

Po ashtu edhe media të tjera, si “DW”, “Associated Press” etj, i kanë bërë jehonë protestës së djeshme në Tiranë.

Protesta në Tiranë, jehonë në mediatProtesta në Tiranë, jehonë në mediatProtesta në Tiranë, jehonë në mediatProtesta në Tiranë, jehonë në mediat

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *