Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today18/10/2024
Policia e Tiranës një ditë pas përplasjes së ashpër në oborrin e Kuvendit si dhe brenda sallës, ka vënë në hetim 7 deputetë të PD.
Bëhet e ditur se deputetët në hetim janë Elda Hoti, sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, Bledion Nallbati, kreu i grupit Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Luan Baçi dhe Sorina Kote.
Policia thotë se Hoti ka hedhur një lëndë të lëngshme të paidentifikuar, ndërkohë që ka nisur verifikimi. Hoti po hetohet për dy vepra penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese” ndërsa 6 deputetët e tjerë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në vijim të veprimeve hetimore të kryera ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjendje të lirë për shtetasit:
– E. H., 32 vjeçe, për veprën penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”;
– F. N., 53 vjeç, B. N., 38 vjeç, G. B., 39 vjeç, D. S., 55 vjeç, L. B., 61 vjeç, dhe S. K., 43 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Ditën e djeshme, në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, shtetasja E. H., ka hedhur në drejtim të deputetëve një lëndë të lëngshme të paidentifikuar, ndërsa në hyrje të godinës së Kuvendit të Shqipërisë, shtetasit F. N., B. N., G. B., D. S., L. B., dhe S. K., kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të planëzuar me shërbim.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)