Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/05/2024
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, në një reagim për propozimin e Partisë Socialiste përngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për të forcuar luftën kundër korrupsionit dhe shtetin e së drejtës, kërkon që procesi të jetë transparent dhe i bazuar në prova.
BE thekson se parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016, ndërsa sheh me rëndësi që të ketë mbështetje nga të gjitha palët politike.
“Delegacioni i BE-së mirëpret çdo nismë për të çuar më tej proceset e arritjeve të reformave të Shqipërisë për qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës dhe antikorrupsionin, duke u mbështetur te reformat dhe arritjet e mëparshme, si dhe në përputhje me parimin kushtetues të kontrollit dhe balancimit.
Për sa i përket sektorit të drejtësisë, vërejmë se parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016.
Theksojmë se është me rëndësi jetike që procesi i propozuar parlamentar të jetë i bazuar në prova, transparent, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, përfshirë edhe shoqërinë civile.
Në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, BE-ja po ofron ndërkaq asistencë të madhe për Shqipërinë në fushat e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, si dhe është e gatshme të rrisë mbështetjen e vet, sipas rastit”.
Javën e kaluar, socialistët ecën përpara me idenë për të ngritur një komision të posaçëm me fokus luftën ndaj korrupsionit. Për të joshur opozitarët, Edi Rama ka futur në lojë edhe ndërkombëtarët, duke i dhënë një rol mbikëqyrës në procesin e reformave. Por, nisma e Ramës shihet me skepticizëm në radhët e opozitës, të cilët kanë kërkuar më shumë për t’u njohur me objektin e komisionit që propozohet të ngrihet.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)