play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Projekti për ndërtimin e “polit qeveritar”, Rama: Akomodohen mbi 20 institucione me 13 mijë punonjës

today09/01/2025

Background
share close

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të sipërmarrjes dhe sektorit bankar, ku u prezantuan projektet e para të zhvillimit të pronave publike shqiptare nga sipërmarrjet private përmes konkurseve ndërkombëtare.

Në një projektet e prezantuara ishte edhe ndërtimi i polit qeveritar ku do të akomodohen mbi 20 institucione, në të cilat do të punojnë mbi 13 mijë punonjës. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama është shprehur se shteti do të jetë partner i pronarëve privatë, të cilëve ju bëri thirrje që të prezantojnë idetë e tyre.

Shteti do të jetë një partner i njëjtë i të gjithë partnerëve të pafundëm që janë si pronarë privat, por shumë më i thjeshtë pasi është një dhe ndërkohë me kushte dhe me kërkesa shumë të qarta. Ndërtimi i bibliotekës kombëtare, ndërtimi i polit qeveritar ku do të akomodohen mbi 20 institucione dhe do të punojnë aty brenda mbi 13 mijë punonjës, janë vepra që mund të bëhen vetëm në këtë mënyrë sot për sot dhe do të na kursejnë jashtëzakonisht ne, shumë shpenzime për qira. Do ta na japin mundësi që të zhvillojmë territore. Për stadiumin Selman Stërmasi nuk ka asnjë iluzion që është rruga e duhur. Përsa i përket parkimeve, ne po shohim rezultat domethënës në iniciativat e bashkisë për parkimet publike me partneritet. Edhe këtu, të gjithë duhet të ndihen të mirëpritur që për çdo ide për t’u futur në bashkëpunim me shtetin, ta paraqesin. Prokurimet publike po kalojnë në duart e një operatori kombëtar dhe do të kenë së shpejti vitin e ardhshëm inteligjencën artificiale për t’i bërë shumë transparente.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%