play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Projekti i Unazës, nga 16 korriku devijohet trafiku në disa akse në Tiranë

today13/07/2022

Background
share close

Trafiku në Tiranë do të devijohet në disa akse për 10 ditët e ardhshme për shkak të projekteve në Unazën Lindore, Loti 2 dhe 3.

Punimet do të nisin më 16 korrik, për montimin e trarëve të mbikalimit në Shkozë dhe asfaltimin e karrexhatës së majtë dhe të djathtë në aksin Farkë-Shkozë.

Për realizimin e këtyre punimeve është e nevojshme të kryhet bllokimi i segmentit të unazës Lindore Farkë-Shkozë. Përdoruesit e këtij segmenti rrugor do të devijojnë nga rruga kryesore në nyjën e Farkës duke përdorur rrugën “Ali Shefqeti” dhe “Alajdin Frashëri” deri në rrethrrotullimin e Shkozës dhe anasjelltas, thuhet në njoftim.

Pjesa që do të ketë devijim të rrugës, do të ketë dhe pajimin me sinjalistikën përkatëse për të orientuar qytetarët.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *