play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

“Projekti i Sazanit, rrit interesin për prona përtej Europës”

today17/01/2025

Background
share close

Zonat bregdetare sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme janë e ardhmja e këtij sektori. Eksperti Reinaldo Pipiria në një intervistë për Klan News tha se kërkesat nga të huajit janë në rritje, por shtyrja e rivlerësimit dhe mungesa e çmimeve të referencës është penalizuese.

“Kjo gjë ndikon çdo ditë e më tepër duke u përballur edhe me kërkesën nga të huajt, është pjesa e bregdetit. Tregu i cili do zhvillojë më tepër, kryesisht është e vendosur në bregdet. Prandaj edhe për ne është shqetësuese fakti që shtyhen politika fiskale të caktuara që duhet të ndërmerren në kohë, shtyhen për një afat më të gjatë, se nuk e ndihmojnë fare këtë treg. Në momentin kur do të marrësh angazhimin ndaj blerësve të huaj, sot e ke të vështirë ta marrësh sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër, nuk i di kostot që do të përballesh nesër, qoftë edhe projektet e reja që do të duhet të zbardhen lejet në vijim por qoftë edhe kostot financiare që do të ketë blerësi”, tha Reinaldo Pipiria.

Projekti i Sazanit, të cilit tashmë qeveria i ka dhënë dhe dritën jeshile si investim strategjik, ka shtuar dhe interesin përtej tregjeve tradicionale.

“Kyesisht blerësit e huaj i kemi pasur nga tregjet tradicionale, pra brenda Europës Qendrore dhe disi Evropën Perëndimore, por aktualisht me projektin që po flitet në Sazan që duhet të ndërtohet, ka një interes edhe matanë Oqeanit, pra përtej Atlantikut ka interes nga pjesa e Amerikës Veriore sepse e kuptojnë që një moment kur Shqipëria hyn në Bashkimin Europian, por në një moment kur ka një investitor të besueshëm në Shqipëri nga Amerika do ta ndjekë për shkak se dinë që kur Shqipëria të hyjë në BE, dhe kur ka investime cilësore, çmimet do të jenë shumë ndryshe. Pra kthimi i këtij investimi i bërë sot do të jetë shumë më i thjeshtë në vijim”, tha Pipiria.

Interes për të investuar sipas Pipirisë, ka në të gjitha zonat bregdetare, nga veriu në jug të vendit.

“Kryesisht pjesa e Velipojës, Shëngjini, Durrësi me Marinën e Re, Vlora me marinën e re, disa marina sepse Vlora, Orikumi janë projektet e rivierës së Shqipërisë edhe pjesa e Sarandës”, tha Pipiria.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%