play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Problemet e vazhdueshme të sigurisë me avionët, CEO i Boeing: Do të largohem nga kompania

today25/03/2024

Background
share close

CEO i Boeing, Dave Calhoun tha të hënën se ai synon të largohet nga kompania deri në fund të vitit dhe paralajmëroi se do të ketë një ndryshim të madh të lidershipit.

Kryetari i Boeing dhe kreu i njësisë së avionëve komercialë pritet të largohen gjithashtu sipas CNN.

Kryetari i Boeing, Larry Kellner nuk do të kandidojë për rizgjedhje si drejtor bordi. Bordi ka zgjedhur ish-CEO i Qualcomm Steve Mollenkopf pasuesin e tij.

Kompania njoftoi gjithashtu se Stan Deal, CEO i Boeing Commercial Airplanes, po tërhiqet dhe Stephanie Pope, shefi operativ i Boeing zë vendin e tij.

Boeing përballet prej mbi pesë vitesh probleme me aeroplanët e tij, duke përfshirë dy përplasje fatale të 737 Max në 2018 dhe 2019 që vranë 346 njerëz, dhe së fundmi shpërthimi i derës së Alaska Airlines 737 Max. në janar, duke lënë një vrimë të hapur në anën e avionit.

Problemet kanë shkaktuar më shumë se 31 miliardë dollarë humbje.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *