Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Prodhuesi japonez i lodrave MegaHouse ka prezantuar një kub Rubiku në miniaturë, kaq të vogël sa duhet një piskatore për ta zgjidhur.
Çdo faqe e kubit prej alumini është rreth 5 milimetër. Kompania e ka nxjerrë në faqen e internetit për ta rezervuar ndërsa shpërndarja nis në prillin e ardhshëm.
“Kubi 5 mm i Rubikut është rezultat i trinisë së makinerive, mjeteve prerëse dhe pasionit të lojtarëve”, tha presidenti i kompanisë që bashkëpunoi me MegaHouse.
Lodra peshon rreth 0.3 gram dhe është sa një e 1000-ta e origjinalit. Secili nga 9 katrorët e vegjël në faqet e kubit është 1.6 mm.
MegaHouse tha për CNN se kompania nisi ta konceptonte 4 vite më parë ndërsa procesi i prodhimit filloi në 2022.
Në gusht, Libri i Rekordeve Guinness e konfirmoi mikro-kubin si më të voglin të lëvizshëm. Ky model thyen rekordin e mëparshëm të dizenjuesit britanik Tony Fisher në 2016 i cili i habiti admiruesit e lodrës me versionin e tij 5.6 mm.
Por çmimi i lodrës tregon se do të jetë më e përshtatshme për koleksionistët sesa për lojtarët. Çmimi është 5320 dollarë dhe secila lodër ka një podium ku shkruhet “Rekordi i kubit më të vogël të Rubikut në botë”.
Prezantimi i lodrës përkon me përvjetorin e 50-të të saj që ka grumbulluar një mori lojtarësh dhe matematicienësh si admirues të saj. Mbi 500 milionë kuba janë shitur që prej shpikjes së lodrës në vitin 1974 nga hungarezi Ernő Rubik.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)