Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, është takuar këtë të enjte me homologun e tij rus, Vladimir Putin në Uzbekistan.
Lideri Iranian i tha Putinit se bashkepunimi mes shteteve të sanksionuara nga SHBA-të, i bën ato edhe më të fuqishme.
Raisi tha se shteti i tij është “seriozisht i vendosur për të zhvilluar marrëdhënie strategjike bilaterale” me Rusinë në fushën e politikës, ekonomisë, tregtisë dhe hapësirës ajrore.
Ndërkohë lideri rus i tha presidentit të Republikës Islamike se dy shtetet do të lidhin partneritet strategjik.
“Ne jemi në fazën përfundimtare të punës për një traktat të ri të madh midis Rusisë dhe Iranit, i cili do të shënojë zhvillimin e marrëdhënieve në nivelin e partneritetit strategjik. Qarkullimi tregtar midis dy vendeve u rrit me 81 % vitin e kaluar dhe me 30 % të tjera në pesë muajt e parë të këtij viti,” tha ai
Putin i premtoi homologut të tij iranian se do të bënte gjithçka që Teherani të anëtarësohej në Organizatën për Bashkëpunim të Shangait të themeluar nga Rusia e Kina për ekonomi dhe siguri në zonën euroaziatike.
Ky është takimi i dytë mes Raisit dhe Putinit në dy muajt e fundit, pasi presidenti rus ka vizituar Teheranin më 19 korrik.
Irani, një prej katër shteteve vëzhguese në këtë organizatë, ka aplikuar për anëtarësim të plotë më 2008, mirëpo diçka e tillë i është vështirësuar pas përballjes me sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve te Bashkuara, për shkak të programit bërthamor.
Shumë vende anëtare të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim, nuk kanë dashur në mesin e tyre një shtet të sanksionuar.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)