play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton 3 projektligjet për rritjen e pagave

today29/05/2023

Background
share close

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar këtë të Hënë projektligjin për rritjen e pagave.

Presidenca në një njoftim zyrtar shkruan: Të nderuar, referuar interesit të medias mbi dekretimin nga ana e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj të paketës së plotë të reformës së pagave, më poshtë gjeni të firmosura ditën e sotme 3 dekretet përkatëse:

Dekreti i parë përmban ndryshimin e statusit për gjyqtarët dhe prokurorët. I dyti, ka të bëjë me ndryshime për pagat, shpërblimet  dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura, por të krijuara me ligj. Ndërsa dekreti i fundit, me ndryshimin e pagave për administratën publike si dhe pagës bazë minimale në shkallë vendi.

Kujtojmë se rritja e pagave për administratën publike, deputetët  dhe ministrat u miratua në Kuvend vetëm 4 ditë më parë.

Kuvendi i Shqipërisë e miratoi me 95 vota pro, 3 kundër, asnjë abstenim, projektligjin për rritjen e pagave të punonjësve të administratës, ku përfshihen edhe funksionarët e lartë shtetërorë, nga Presidenti te kryeministri, ministrat dhe deputetët.

Paga që merret në referencë, është ajo e Presidentit të Republikës e cila shkon në 425 mijë lekë dhe përcakton të gjithë piramidën e pagav

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *