Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Të gjithë amerikanët kanë mundësi të thonë fjalën e tyre në zgjedhjet e vitit 2024.
Por, nëse ata e kanë të pamundur të shkojnë në një qendër votimi më 5 nëntor, çfarë ndodh? Për fat të mirë, ka më shumë se një mënyrë për të votuar. Zëri i Amerikës i hedh një vështrim alternativave që kanë votuesit:
Rreth 244 milionë amerikanë kanë të drejtë vote këtë vit zgjedhor, por jo të gjithë do ta hedhin votën në ditën e zgjedhjeve.
Këtë vit qytetarët mund ta hedhin votën në ditën e zgjedhjeve, gjatë votimeve të hershme, ose me postë. Rregullat, megjithatë, ndryshojnë nga shteti në shtet.
Më 5 nëntor, miliona amerikanë do të votojnë në mënyrë tradicionale në një qendër votimi. Por, praktikat e votimit po ndryshojnë. Më 2020, pak më shumë se gjysma e amerikanëve votuan në një qendër votimi, por vetëm 27 për qind e tyre në ditën e zgjedhjeve.
Votimi i hershëm në një qendër votimi po bëhet metoda e preferuar e amerikanëve dhe pothuajse të gjitha shtetet e lejojnë atë. Në vitin 2000, 40 për qind e amerikanëve kishin mundësi të votonin para kohe, ndërsa në zgjedhjet e këtij viti, këtë mundësi e kanë 97 për qind e tyre.
Ashtu si në ditën e zgjedhjeve, ata që duan të votojnë para datës 5 nëntor, duhet të shkojnë fizikisht në një qendër votimi.
Në shtete si Illinoi votuesit e kanë patur këtë mundësi që nga fundi i shtatorit, por në disa shtete tjera votimet e hershme nisin vetëm disa javë para zgjedhjeve.
Votimi në mungesë është një tjetër mundësi. Votuesit mund të kërkojnë një fletvotim me postë dhe, në disa shtete, ata duhet të japin një arsyetim. Në varësi të shtetit, ata që votojnë në mungesë, mund ta dorëzojnë votën e tyre personalisht, ose ta dërgojnë me postë.
“Votimi me postë” dhe “votimi në mungesë” përdoren ndonjëherë në mënyrë të ndërsjellë. Por, shtetet që lejojnë votimin me postë, si Kalifornia dhe Kolorado, zakonisht u dërgojnë fletëvotimet të gjithë votuesve të regjistruar, pa aplikimin e tyre.
Përdorimi i metodave alterantive të votimit po shtohet, ashtu si edhe tensionet politike.
Republikanët zakonisht e kundërshtojnë votimin me postë duke ngritur dyshime mbi vlefshmërinë e fletëvotimeve të tilla – megjithëse ka pak prova për keqpërdorime.
Demokratët mbështesin metodat e ndryshme të votimit, duke thënë se është më demokratike që të gjithë të lejohen të thonë fjalën e tyre – jo vetëm ata që mund të shkojnë në një qendër votimi.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)