Trupi i pajetë i një 70-vjeçareje është gjetur nga zjarrfikësit në shtëpinë e saj, në veri të Italisë, dy vite pasi kishte vdekur.
Marinella Beretta jetonte vetëm pranë Liqenit të Komos dhe u gjet vetëm pasi fqinjët telefonuan zjarrfikësit për një pemë të rënë në oborrin e saj.
SkyTg24 bëri me dije se trupi i të moshuarës u gjet i ulur në karrige.
Autoritetet italiane i thanë CNN se nuk kanë arritur të gjejnë ende shkakun e vdekjes së Beretta, por mjeko-ligjorët kanë konfirmuar se ka vdekur rreth vitit 2019, duke u bazuar në gjendjen e dekompozimit të kufomës.
Kryebashkiaku i Komos, Mario Landriscina, ka ftuar banorët e zonës që të vijnë në funeralin e të moshuarës, pasi deri tani asnjë familjar i saj nuk është bërë i gjallë për të tërhequr trupin nga morgu.
Post comments (0)