Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today12/08/2022
Gati gjysma e adoleshentëve amerikanë thonë se e përdorin internetin “pothuajse vazhdimisht”, sipas një sondazhi të ri.
Sondazhi i bërë me 1.316 adoleshentë u thellua në zakonet teknologjike të adoleshentëve dhe u krye nga Qendra Kërkimore “Pew”.
Sondazhi zbuloi se platformat e mediave sociale që përdoren më shpesh nga adoleshentët po ndryshojnë gjithashtu.
Platformat e fokusuara në video si “YouTube” dhe “TikTok” kryesojnë në popullaritet.
“YouTube”, në veçanti, u përdor nga 95% e adoleshentëve, sipas sondazhit, me gati 20% që raportuan pothuajse përdorimin e vazhdueshëm të platformës, duke e bërë atë rrjetin social më të popullarizuar, i ndjekur nga “TikTok”.
Nga adoleshentët që përdorën “TikTok”, gati një e katërta raportuan pothuajse përdorim të vazhdueshëm.
Në total, 97% e të anketuarve thanë se përdorin internetin çdo ditë, nga 92% e adoleshentëve që thanë se përdornin internetin çdo ditë në raportin e vitit 2015.
Vitet e fundit, Facebooku dhe Instagrami kanë ndërmarrë hapa për të mposhtur konkurencën nga platformat më të reja,duke shtuar opsione të ngjashme me kompanitë rivale,të cilat përdoren më shumë .
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)