play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

493 Results / Page 34 of 55

Background

Politikë

Radoiçiç konfirmon pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit në Banjskë

Millan Radoiçiç e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 Shtator dhe se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite. Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviq për publikun nga Beogradi. Si pasojë e përleshjeve të Policisë me një grup të armatosur në këtë pjesë në veri të Kosovës – […]

today29/09/2023

Politikë

Rama: KFOR të marrë nën kontroll veriun Kosovës

Kryeministri Edi Rama tha këtë të enjte se KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Sipas kreut të qeverisë shqiptare formati i dialogut në BE mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka më asgjë për t’i ofruar situatës. Prandaj sipas tij duhet ngritur përfaqësimi i BE-së dhe komunitetit euroatlantik në dialog. “Nëse kohë përpara këtyre zhvillimeve kaq dramatike e kam thënë dhe kërkuar disa herë publikisht se formati i […]

today28/09/2023

Politikë

Rama: Deklarata e BE-së krijoi zhbalancim në momente dramatike në Kosovë kur situata mund të përkeqësohej

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot, gjatë një konference për shtyp faktin se për herë të parë në të paktën 10 vitet e fundit Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të politikës së jashtme të BE-së, lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës. Rama tha se ky fakt ka shkaktuar për një pështjellim të kuptueshëm kur i është përcjellë Brukselit si një qëndrim i Shqipërisë. “Jemi përpjekur qysh pardje paradite përpara […]

today28/09/2023

Politikë

Italia dënon sulmin e ekstremistëve serbë, Tajani propozon trupa shtesë për KFOR-in

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Italian, Antonio Tajani, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ka dënuar sulmin e armatosur të grupit paramilitar serb në Zveçan, që i mori jetën efektit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. “Italia ka dënuar dhe vazhdon të dënojë të gjitha aktet e dhunës. Ne punojmë për paqen dhe stabilitetin e atij rajoni”, tha Tajani. Në vijim, shefi i diplomacisë italiane […]

today27/09/2023

Politikë

Shqipëria krah Kosovës, kundër deklaratës së BE

Ndonëse vazhdimisht ka kërkuar ndërhyrjen e BE për konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, qeveria shqiptare nuk e ka mbështetur deklaratën e përfaqësuesit të lartë Joseph Borrel për situatën në veri të Kosovës, duke dalë për herë të parë jashtë linjës së Bashkimit Europian. Deklaratën e datës 19 Shtator, për të cilën kërkohet mbështetja e vendeve anëtare dhe atyre kandidate, qeveria shqiptare e konsideron të papërshtatshme, pasi sipas saj, përgjegjëse për […]

today27/09/2023

Politikë

Ndryshon ligji, pasaporta shqiptare për talentet e sportit që jetojnë jashtë Shqipërisë

Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç. Kuvendi miratoi dje me 95 vota pro dhe 1 kundër ligjin për shtesësinë që u lehtëson marrjen e shtetësisë. Po kështu fëmijët e lindur në Shqipëri […]

today22/09/2023

Politikë

DASH Athinës Për Belerin: Procesi sipas ligjeve shqiptare

Amerika kërkon që cështja e Fredi Belerit të zgjidhet sipas ligjeve shqiptare, duke mos pranuar të ndërhyjë në këtë cështje, e aq më pak të mbajë anën e Greqisë. Në përgjigje të një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i DASH-it theksoi se “ne jemi në dijeni të rastit (të ndalimit të Fredi Belerit) dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve të […]

today13/09/2023

Politikë

Betohen para Presidentit Begaj 5 ministrat e rinj të qeverisë Rama

Pasi Kuvendi miratoi të hënën dekretet e Presidentit Bajram Begaj, 5 nga 7 ministrat e rinj të qeverisë Rama janë betuar ditën e sotme në Presidencë. Këtë të martë mori detyrën si ministër i Jashtëm, Igli Hasani; si ministre Arsimi, Ogerta Manastirliu; si ministre Shëndetësie, Albana Koçiu; si ministre Bujqësie, Anila Denaj dhe si ministër për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku. Kujtojmë që Ervin Mete do të betohet në Presidencë si […]

today12/09/2023

Politikë

Sesioni i ri, Begaj apel politikës: Shmangni fyerjet, çoni para reformat

Presidenti i vendit, Bajram Begaj i është drejtuar Kuvendit me rastin e hapjes së sesionit të ri parlamentar 2023-2024, duke u bërë një apel faktorëve dhe aktorëve politikë që ta kthejnë Kuvendin në hapësirën e pajtimit dhe debateve konstruktive në mënyrë që t’u jepet një shtysë reformave të integrimit evropian. “Thirrja ime është e thjeshtë: kthejeni Kuvendin në hapësirën e pajtimit dhe në vendin e debateve konstruktive, ku profesionistë të […]

today04/09/2023

0%