play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

DASH Athinës Për Belerin: Procesi sipas ligjeve shqiptare

today13/09/2023

Background
share close

Fredi Beleri përpara gjykatës/ DASH, për arrestimin e kandidatit të “BF”:  Ligji të zbatohet njëlloj për të gjithë - Vizion Plus

Amerika kërkon që cështja e Fredi Belerit të zgjidhet sipas ligjeve shqiptare, duke mos pranuar të ndërhyjë në këtë cështje, e aq më pak të mbajë anën e Greqisë.

Në përgjigje të një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i DASH-it theksoi se “ne jemi në dijeni të rastit (të ndalimit të Fredi Belerit) dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve të vendit”.

Beleri mbahet në burg që prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave në prag të zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Beleri akuzohet se u ka dhënë 40 mijë lekë të reja 8 qytetarëve për te votuar në favor të tij gjatë zgjedhjeve lokale.

Mbajtja e tij në burg ka sjellë një përplasje me Athinën zyrtare e cila e akuzon qeverinë shqiptare se po e mban në qeli politikisht Fredi Belerin për të mos i lejuar betimin si kryebashkiak.

Debati nuk ka përfshirëve vetëm politikanët e të dyja vendeve, por zhurma e kësaj teme shkoi edhe në Bruksel.

Ky qëndrim i Amerikës vjen një ditë përpara se të nisë gjyqi i Belerit në Gjykatën Speciale. SPAK i mbylli hetimet brenda 4 muajve duke mos e çliruar Belerin nga akuzat.

Ndërsa gjykatat, në nivele të ndryshme kanë refuzuar ta lirojnë atë, duke mos u kryer kështu as procesi i betimit si kryebashkiak i zgjedhur i Bashkisë Himarë. Bashkia ende drejtohet nga kryetari i vjetër, socialisti Jorgo Goro.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *