“Shqipëria ka juridiksion në zonën ku do të ngrihen kampet”, Gjykata Kushtetuese publikon vendimin pro marrëveshjes me Italinë për emigrantët
Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e arsyetuar për marrëveshjen për emigrantët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Pjesë nga vendimi: Në përmbledhje të argumenteve të mësipërme, Gjykata vëren se megjithëse de facto zonat e parashikuara në Protokollin për Migracionin do të përdoren nga autoritetet italiane për shqyrtimin sipas legjislacionit italian të kërkesave për azil të migrantëve që synojnë të hyjnë në Itali, kjo nuk shmang përgjegjësinë e autoriteteve shqiptare nga detyrimi […]