play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Antony Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit nisi sot vizitën e tij të parë në Tiranë

today15/02/2024

Background
share close

Antony Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit nisi sot vizitën e tij të parë në Tiranë, e gjashta e një shefi të diplomacisë amerikane në Shqipëri. Avioni i tij u ul në pistën e aeroportit “Nënë Tereza” në orën 11.11 minuta.

Blinken u prit në Rinas nga ministri Jashtëm Igli Hasani, ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati dhe nga i ngarkuari me punë në Tiranë, David Wisner.

Igli Hasani ka shkruar në një postim në rrjetin social X se ishte “i lumtur të mirëpres Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri”, duke vënë theksin se partneriteti dhe bashkëpunimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara, një partner strategjik i Shqipërisë.

15:48

Blinken arrin në Kryeministri për takimin me Ramën

Sekretari amerikan i Shtetit ka mbërritur në Kryeministri për takimin me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Gjithashtu në godinën qeveritare ka mbërritur edhe ish-ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim. Ish-diplomatja shoqëron Blinken gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Blinken takim me të rinjtë te Piramida: Sot në rrugët e Tiranës pashë optimizmin për të ardhmenSekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka bërë një ndalesë në Piramidën e Tiranës, gjatë vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij para të rinjve, ku takoi kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, Blinken u shpreh se ka ndjerë ngrohtësi në çdo vend ku ka shkelur në Tiranë. Duke u ndalur te rindërtimi i Piramidës së Tiranës, Blinken theksoi se sot ky vend është kthyer në një simbol të të ardhmes, ndërsa nënvizoi se në rrugët e kryeqytetit sot ka parë optimizëm për të ardhmen.

“Ju falënderoj për një mikpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave, e ndjej ambientin e ngrohtë jashtë dhe ngrohtësinë në këtë vend dhe çdo vend tjetër që kam qenë në Tiranë. Nuk mund t’ju shpjegoj se sa mirënjohës jam. Sot ky vend është mbushur me dritë. Është një simbol i gjallë të ardhmes dhe të tashmes, të marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë. Kjo ndërtesë u rindërtua me investimin e fondit shqiptaro-amerikan. Sot në rrugët e Tiranës pashë optimizmin për të ardhmen”, tha Blinken.

15:30

Blinken: Mikpritje e mrekullueshme në vendin e shqiponjave

Nga aktiviteti te Piramida, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se është i lumtur të jetë në Tiranë. “Mirëdita të gjithë dhe ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave. E ndjej ngrohtësinë këtu dhe në do vend tjetër në Tiranë. Nuk mund të shpjegoj sa mirënjohës jam.

Që të jem sot me ju për të festuar arritje e këtyre programeve është i rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve. Falënderoj Wisnerin dhe sidomos kryeministrin Rama, jam i lumtur që jam sot me ju në një qytet ku ju si ish-kryetar bashkie e keni energjizuar. Jam mirënjohëses dhe për partneritetin që kemi.

Këto tre vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, kryeministri ka qenë pranë nesh. Kanë thënë njerëz se kjo ndërtesë tregon rrugën e Shqipërisë që nga fundi i luftë së ftohtë”.

Ora 15: 20

Rama: Diktatori ynë për të cilin kjo piramidë u ndërtua, po rrotullohet në varrin e vet sot

Kryeministri Edi Rama nga Piramida e Tiranës, ku ndodhej së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, iu drejtua Antony Blinken duke u shprehur se “kam lajme të mira për ju sot”. Kreu i qeverisë theksoi se dikatori Enver Hoxha, për të cilin u ndërtua edhe Piramida, sot po rrotullohet në varr.

“Kam lajme për ju sot, diktatori ynë për të cilin kjo piramidë u ndërtua po rrotullohet në varrin e vet sot. Ai na rriti me urrejtje dhe për t’ju luftuar”, u shpreh Rama.

15:15

Blinken dhe Rama takohen tek Piramida!

Sekretari Antony Blinken dhe Kryeministri Edi Rama kanë marrë pjesë në takimin e zhvilluar brenda Piramidës, me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative. Kreu i qeverisë shkruan në Facebook se: “Piramida e Tiranës, tashmë qendra më inovative në rajon, mirëpret Sekretarin Blinken në një takim me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të vendit mik dhe që sot luajnë një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA”.

15:10

Blinken largohet nga Presidenca

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është larguar nga Presidenca pas 15 minutash takim me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj.

14:47

Blinken në Presidencë, takim me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Presidencë ku do të zhvillojë takim me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj.

Pas takimit me Begaj, rreth 1 orë më vonë Blinken do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa do të zhvillojnë konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë në 18:10.

Drejtori i News24, njëherësh edhe analisti Aleksandër Çipa ka komentuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në vendin tonë, duke theksuar se SHBA-të janë të interesuar për të luftuar korrupsionin.

Sipas Çipës një tjetër interes i amerikanëve është edhe demokracia si dhe rikthimi i balancave politike.

Për News24, ai u shpreh se vizita e zyrtarit të lartë amerikan rrit partneritetin mes dy vendeve si dhe e ka lidhur me situatën gjeopolitike dhe tensionet në rajon.

“Vizita rrit partneritetin mes dy vendeve. Së dyti plotëson kalendarin e vizitave të larta mes DASH dhe Shqipërisë, së treti ka ndikimi mbi situatën rajonale dhe ndërkombëtare, është një prezencë amerikane e cila në kushtet e tensionit në Ballkan është mesazh që i lëshohet vendeve Ballkanike. Vizita ka lidhje edhe me situatën gjeopolitike, përplasje Perëndimi me Rusinë dhe tensionet e Rusisë në Ballkan”, tha ndër të tjera Çipa.

12:27

Ambasada e SHBA: Blinken, takime edhe me krerët e sistemit të drejtësisë

Ambasada amerikane në Tiranë ka përshëndetur vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke i uruar mirëseardhjen.

Nëpërmjet një postimi në “X”, teksa e ka cilësuar vizitën e Blinken në Shqipëri historike, amabsada ka bërë me dije edhe axhendën e tij.

Krahas takimeve me Presidentin Bajram Begaj dhe Kyreministrin Edi Rama, Antorny Bllinken do të takohet dhe me krerët e sistemit të drejtësisë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *