Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today04/08/2022
Margot Robbie, aktorja që erdhi më shumë në vëmendjen e publikut pas rolit të ikonik si ‘Harley Quinn’ foli për një skenë specifike të cilën e xhiroi me Leonardo DiCaprion në filmin “Wolf Of The Wall Street”.
Ky ishte një moment i mirë për vazhdimësinë e karrierës së saj në film por liria dhe vetëbesimi i aktores nuk kanë qenë në maksimum në këtë eksperiencë.
Aktorja u shfaq në një intervistë për “The New York Times”, duke kujtuar nervat e saj për një skenë shumë specifike, një nga të parat që ka xhiruar.
Skena ku shfaqej Robbie kërkonte që ajo të luante personazhin krejtësisht të zhveshur.
Dhe megjithëse regjisori i dha mundësinë për të filmuar me një fustan, ajo donte ta bënte atë sa më natyrale.
Skena në fjalë zhvillohet kur Margot Robbie duhet të luajë rolin e ‘Noami Lapaglia’ e cila është gruaja e ‘Jordan Belfort’ në film.
Skena kërkon që aktorja të jetë tejet joshëse për kamerën dhe e zhveshur, aktorja zbuloi se iu desh më shumë se vetëm besimi i saj për ta realizuar skenën siç duhet.
“Kam pirë tre tekila dhe më pas i hoqa rrobat dhe e bëra skenën, dhe isha mirë. Kjo më ndihmoi të mos më dridheshin duart dhe më dha pak besim”, tha Robbie.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)