play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Piloti pëson arrest kardiak dhe vdes gjatë fluturimit

today17/08/2023

Background
share close

avion de latam airlines estacionado en un aeropuerto Foto AFP e1686144017216

Piloti i një fluturimi të linjës “Latam Airlines”, që u nis nga Miami me destinacion Santiagon në Kili, u sëmur teksa avioni ishte në ajër dhe vdiq menjëherë pas kësaj.

Avioni – një Boeing 787 – u ngrit të hënën në mbrëmje nga Miami me 271 pasagjerë në bord, por piloti që ushtronte profesionin prej 25 vitesh, pësoi atak kardiak në fluturim.

Kapiteni u sëmur rreth një orë pasi avioni ishte nisur dhe u rrëzua në banjën e aeroplanit. Edhe pse iu dha ndihma e shpejtë, sërisht nuk mjaftoi për ta shpëtuar.

Bashkëpiloti, i cili duhej të bënte një ulje emergjente në qytetin e Panamasë, ka arritur ta ulë mrekullisht avionin në aeroportin ndërkombëtar Tocumen, në Panama.

Kolegu deklaroi se gjatë fluturimit u miratuan të gjitha protokollet e sigurisë për të shpëtuar jetën e burrit, duke thënë se ai ishte “thellësisht i prekur” nga humbja e pilotit.

Ne jemi thellësisht të tronditur nga ajo që ndodhi dhe shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen e punonjësit tonë“, thuhet në një deklaratë të linjës ajrore.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *