Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today01/03/2023
Piloti i avionit easyJet ka bërë një kthesë 360 gradë për të lejuar pasagjerët e tij të shikojnë një “shfaqje të mahnitshme” të dritave veriore teksa fluturonte mbi pjesën veriore të Mbretërisë së Bashkuar.
Të hënën në mbrëmje, pasagjerët në fluturimin “U21806” nga Reykjavik në Islandë për në Aeroportin e Mançesterit shkrepën edhe fotografi të spektaklit qiellor. Kjo falë pilotit dhe rrotullimit 360 gradë. 10 minuta spektakël, aq mjaftoi.
“Ne jemi të kënaqur që piloti i avionit tonë nga Reykjavik në Mançester ishte në gjendje të kryente një manovër të kontrolluar në mënyrë që të lejonte pasagjerët të shijonin një shfaqje të mahnitshme. Jemi të lumtur që kemi qenë në gjendje të ndajmë me ta këtë pamje të veçantë të dritave të veriut”, thonë përfaqësues nga kompania.
Fotografitë janë shkrepur nga pasagjerët e easyJet dhe janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke treguar ngjyrat që ndriçojnë qiellin.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)