Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Padyshim që peshëngritja është sporti ku shqiptarët dallojnë më së shumti. Dhe këtë gjë na e vërteton edhe Kreshnik Leka, i cili arriti një rezultat fantastik në këtë sport.
Shtangisti shqiptar u shpall kampion bote në stilin e shkëputjes në Botërorin e zhvilluar në Wieliczka të Polonisë.
Drejtori i klubit shumësportësh Teuta ngriti me sukses 113 kg në provën e parë, 117 në të dytën dhe 119 kg në provën e tretë.
Në stilin e shtytjes Kreshnik Leka ngriti 137 kg në provën e parë dhe u rendit i katërti në dygarësh.
Në Botërorin Masters, Leka, i cili njëkohësisht është edhe president i Shoqatës “Mjeshtrat e Peshëngritjes Shqiptare”, garoi në Masters 45V në peshën 102 kg.
Kjo është medalja e dytë e artë në pakë kohë për Kreshnik Lekën, pas asaj në European Masters Games, zhvilluar në qershor./
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)