play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Përshkoi 16.7 kilometra në një ndeshje, ylli i Interit bëhet rekordmeni i ri i Kupës së Botës

today07/12/2022

Background
share close

Marcelo Brozovic është “maratonomaku” rekordmen i këtij Botërori, që po zhvillohet prej 20 nëntorit në Katar për çerekfinalet. Kroacia e tij kaloi përmes penalltive në çerekfinale, pasi nuk triumfoi dot as në shtesën 30 minutëshe ndaj Japonisë.

Bie në sy performanca e mesfushorit të Interit në kombëtaren ballkanase, duke vendosur një rekord të ri për historinë e Kupës së Botës.

Brozovic, në fushë për 90 minutat e rregullta dhe kohën shtesë ndaj japonezëve, në fakt përshkoi 16.7 kilometra, duke thyer rekordin e mëparshëm, që i takonte po atij (16.33 km në ‘Rusia 2018’ në ndeshjen kundër Anglisë, e fituar në kohën shtesë).

Kjo “maratonë” është një tipar i pagabueshëm i 30-vjeçarit, i cili sezonin e kaluar rezultoi i pari në klasifikimin e mesatares së kilometrave të përshkuara në Serie A: 11.737 km për ndeshje.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *