Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në mes të përmbytjeve masive që kanë përfshirë Brazilin, një kalë që ishte bllokuar në një çati është shpëtuar nga ekipi i kërkim-shpëtimit gjatë ditës së djeshme.
Pamjet e kalit janë bërë mjaft virale, ku duket qartë i ngecur në çatinë e një shtëpie në Canoas, një qytet që ndodhet në veri të Porto Alegre. Kali u la aty pasi pronarët e tij braktisën shtëpinë e tyre në mes të rrezikut të përmbytjeve të mëdha.
Menjëherë pasi videoja u bë virale, Departamenti i Mbrojtjes Civile në Rio Grande do Sul nisi një mision për të shpëtuar kafshën.
107 persona kanë humbur jetën dhe 136 kanë mbetur të plagosur nga reshjet e dendura në Rio Grande do Sul.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)