Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Situata me përmbytjet është drejt përmirësimit në qarkun e Shkodrës. Sipas një njoftimi nga Bashkia.
Aktualisht, sipërfaqja e përmbytur është 1130 hektarë, nga 1365 që ishte një ditë më parë.
Rruga e Obotit ka prezencë uji 25 cm dhe është e kalueshme vetem me mjetet e ushtrisë.
Ndërsa, Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Në Lezhë: Edhe pse janë ndërprerë reshjet, janë 1300 ha tokë e përmbytur, 800 ha në zonën e Zadrimës dhe 500 ha në Torovicë.
Në fshatin Kakarriq vazhdon të ketë prezencë uji në 4 banesa. Rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.
Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.
Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) ka rënie të nivelit të ujit por vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.
Lumi Drin është në kuotën +1.30 m nga +2.0 m kuote kritike. Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave por të papërfillshme.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)