play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

Përfundon rikonstruksoni i Infektivit, Rama: Spitali i ri hap dyert pas pak ditësh

today02/11/2022

Background
share close

Pas pak ditësh hap dyert spitali i ri i Sëmundjeve Infektive pranë QSUT-së. Lajmin e bëri me dije Kryeministri Rama teksa publikoi dhe pamjet nga ambientet e rikonstruktuara.

Mirëmëngjesi dhe me Spitalin e ri të Sëmundjeve Infektive pranë QSUT, rindërtuar nga pranvera në vjeshtë e tanimë gati të hapë dyert pas pak ditësh, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Zbatimi i projektit për rehabilitimin e plotë dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv në QSUT nisi më 23 mars. Investimi kapi vlerën 5.6 milion euro dhe konsistoi në rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv.

Ashtu sikurse ka bërë me dije më herët Ministrja Manastirliu, spitali ka një kapacitet prej 118 shtretër dhe dhomat e pacientëve janë projektuar me presion ajri negativ për të mos lejuar qarkullimin e sëmundjeve infektive nga dhoma në ambientet e përbashkëta.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *