play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Penelope Cruz, Roger Federer, Dua Lipa dhe Michaela Coel bashkëprezantues të Met Gala 2023

today19/01/2023

Background
share close

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa do të jetë një prej bashkëprezantuesve të eventit të madh të modës, Met Gala, krah yjeve nga sporti dhe kinematografia.

Këtë vit, eventi Met Gala, ekspozita e përvitshme e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit në Neë York do të prezantohet nga Penelope Cruz, Dua Lipa, Roger Federer dhe Michaela Coel. Ata do të shoqërohen nga kryeredaktorja e Vogue, Anna Ëintour e cila e ka udhëhequr këtë event që prej vitit 1995.

Michaela Coel është aktorja e famshme e Black Panther: Wakanda Forever, si dhe autore e spektaklit të HBO, “I May Destroy You”.

Penelope Cruz, e cila ka aktruar në disa dhjetra filma të famshëm hollivudianë, është konsideruar si “muza thelbësore e Karl Lagerfeld”, sipas Vogue. Cruz ka marrë katër nominime për çmimin Oscar, dhe në vitin 2021 për filmin “Parallell Mothers”. Në vitin 2009, Cruz fitoi një Oscar për aktoren më të mirë dytësore në “Vicky Cristina Barcelona”.

Roger Federer kampioni i tenisit njoftoi pas më shumë se 20 vitesh karrierë tërheqjen e tij përgjithmonë nga sporti. 41-vjeçari ka zgjedhur t’i dedikohet me kohë të plotë familjes dhe katër fëmijëve të tij, dy vajzave binjake dhe dy djemve gjithashtu binjakë.

Dua Lipa, këngëtarja nga Kosova e lindur në Londër ka arritur sukses mbarëbotëror me dy albumet e saj “Don’t stop noë” dhe “Future Nostalgia”. Lipa ka marrë tetë nominime dhe ka fituar tre çmime Grammy, duke përfshirë albumin më të mirë pop në 2021.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%