play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Pas Komisionit Evropian, edhe SHBA ndalon ‘TikTok’.

today28/02/2023

Background
share close

Pas Komisionit Evropian Kanadaja ndalon TikTok në pajisjet qeveritare - Top  Channel

Duke cituar arsye sigurie, administrata e presidentit Joe Biden u ka dhënë punonjësve 30 ditë për të eliminuar aplikacionin “TikTok” nga pajisjet elektronike.

Republikanët në Kongresin amerikan kërkojnë të shkojnë edhe më tej dhe po bëjnë përpjekje për një ligj që do të çonte në ndalimin e “TikTok” në nivel kombëta.

Një zëdhënës i kompanisë e cilësoi lëvizjen një “teatër politik”, por kufizimi i aplikacionit nga qeveritë e vendeve të ndryshme sa vjen e zgjerohet.

Pak ditë më parë ishte Komisioni Evropian që ndaloi stafin e tij të përdorte aplikacionin e rrjetit social kinez, po për arsye sigurie.

Qeveritë perëndimore janë shumë të alarmuara nga fakti se kompanitë kineze të teknologjisë asistojnë Partinë Komuniste dhe shërbimet e saj të inteligjencës, duke mbledhur të dhëna nga e gjithë bota, duke pasur në fokus politikanët e nivelit të lartë dhe objektivat e sigurisë.

Kështu, i gjithë stafi i Komisionit u urdhërua që të heqë aplikacionin e “TikTok-ut” nga pajisjet e tyre zyrtare dhe nga ato personale, nëse në to kanë edhe aplikacione të tjera që lidhen me punën e tyre.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *