play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Pas deklaratës së Ramës, Berisha firmos kërkesë urgjente për mocion për debat në Kuvend

today13/05/2022

Background
share close

0716e425 C3af 49fa 9a85 3110282f4e36

Ish-kryeministri Sali Berisha, në daljen e tij në një konferencë për mediat njoftoi se është firmosur kërkesa për mocion për të zhvilluar debat në Kuvend, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra në Bruksel për ndryshim të qëndrimit në rast se nuk do të ketë hapje të negociatave.

Deklarata të cilat Berisha i cilësoi kërcënuese.

“Deputetët e opozitë kanë vendosur të paraqesin me urgjencë në parlament kërkese për mocion për debat lidhur me kërcënimin që bëri Rama në Bruksel për ndryshimin  drejtimit nëse nuk hapen negociatat.”, tha ish-kryeministri.

  • foto galeri
  • foto galeri

Deklarata:

“Zonja Kryetare, siç është bërë e ditur nga mediat, Kryeministri Edi Rama sot në Bruksel është shprehur:  Ndërkohë, besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë. Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, siç e kemi thënë dhe siç e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t’u ulur formalisht në tryezë për negociata”.

 

 

Ne, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, e gjejmë këtë deklaratë të Kryeministrit Edi Rama skandaloze, turpëruese e keqdashëse, në dëm të të ardhmes europiane të qytetarëve shqiptarë.

Thellësisht të shqetësuar, bazuar në nenin 98 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, po dorëzojmë këtë kërkesë për mocion me debat publik URGJENT në Kuvend në lidhje këto deklarata antieuropiane e të rrezikshme të Kryeministrit Edi Rama në Bruksel.

Neni 98, pika 2 e rregullores kërkon mbledhjen brenda tre ditësh të Konferencës së Kryetarëve nga ana e Kryetares së Kuvendit për vendosjen e datës së zhvillimit të mocionit në seancë plenare.

Por meqenëse bëhet fjalë për një çështje të një rëndësie jetike për të gjithë qytetarët shqiptarë, kërkojmë nga ana juaj mbledhjen URGJENTE, brenda ditës së premte datë 13.05.2022 të Konferencës së Kryetarëve dhe thirrjen e Parlamentit në seancë plenare të jashtëzakonshme ditën e hënë datë 16.05.2022 ku të debatohet rreth çështjeve të integrimit Europian dhe të shprehet edhe një herë vullneti për rrugën pro europiane të Shqipërisë në BE”, thuhet në kërkesë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%